Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas rënies së një zjarri në një konvikt të shkollës së mesme në shtetin e Amerikës së Jugut, Guajana, sipas zyrtarëve të hënën.
“Me pikëllim të madh ju sjellim një përditësim tronditës për zjarrin që përfshiu konviktin e shkollës së mesme Mahdia. Ne kemi humbur shumë shpirtra të bukur në atë zjarr. Numri i të vdekurve aktualisht është 20, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Informacionit Publik.
Nuk dihet ende nëse viktimat ishin nxënës, mësues apo anëtarë të tjerë të stafit. /abcnews.al