Disa persona kanë përfunduar në pranga nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Ata akuzohen për skema të mashtrimit me TVSH-në. Sipas burimeve për ABC News, mes të ndaluarve janë edhe 16 biznesmenë të njohur.
Aksioni i policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente. Mësohet se gjithsej nën hetim janë rreth 50 biznesmenë. Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”.
/abcnews.al