Bayern Munich mori një goditje “të rëndë”, pasditen e djeshme, teksa u mund në “Allianz Arena” me rezultatin e thellë 1 me 3 nga “demat” e Leipzig, duke i dhënë mundësinë kështu “verdhezinjve” të Borussia Dortmund të marrin sot kreun e Bundesliga në rast fitore në transfertën e Augsburg.
Në konferencën për shtyp pas fitore, tekniku i RB Leipzig, Marco Rose u shpreh se fillimisht qëllimi i tyre në transfertën e “bavarezëve” ishte të “siguronin” vendin e 3-të në kampionat, mirëpo pas golit të barazimit gjithçka ndryshoi.
“Qëllimi ynë ishte të vinim në Mynih për të konfirmuar vendin tonë të tretë në renditje. Pas golit të barazimit vazhduam të besojmë te fitorja dhe jemi vërtet të lumtur që kemi arritur të sjellim në shtëpi tre pikët”,- u shpreh tekniku gjerman. /i.m /abcnews.al