Ide e re për krahun e djathtë të Milanit në repartin sulmues.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po mendojnë për Edon Zhegrovën, sulmuesin anësor nga Kosova i cili luan për Lille në Francë.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë Milanin dhe tregojnë optimizëm. Ende nuk ka negociata në zhvillim me Zhegrovën, por shihet si zëvendësuesi potencial i Messias.
Në këtë sezon për Lille deri më tani, Zhegrova ka luajtur 24 ndeshje në total, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë./h.ll/abcnews.al