LEZHË– Disa orë pas ngjarjes është identifikuar viktima e aksidentit të një nate më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
Ai është Zef Kacoli 50 vjeç nga Puka. ABC News mëson se këmbësori ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës, kur u përplas për vdekje nga një automjet drejtuesi i të cilit është arrestuar nga policia.
Menjëherë pas aksidentit 50-vjeçari u nis drejt Spitalit të Traumës, por për shkak të plagëve të marrë humbi jetën gjatë rrugës./abcnews.al