Gjithçka po shkon mirë për rikthimin e Lionel Messit te Barcelona. Sipas raportimeve të fundit, La Liga i ka dhënë dritën jeshile “blaugranëve” që të vazhdojnë me planin e qëndrueshmërisë dhe argjentinasi të kthehet në shtëpinë e tij.
Skuadra e Xavit i ka ofruar Messit një kontratë dy vjeçare me vlerë 25 milionë në vit, me La Pulgën që dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe të përfundojë karrierën atje.
Kontrata e 35-vjeçarit me Paris Saint-Germain është afër skadimit, pasi ai nuk dëshiron të vazhdojë në klubin francez, ndërsa në derë i ka trokitur edhe Al Hilal me një ofertë të artë, por Messi dëshiron të veshë blaugrana. /G.D abcnews.al/
??✅| BREAKING: La Liga have already APPROVED FC Barcelona’s visibility plan verbally! The league will officially announce this next week & give the green light to Messi’s return.@gerardromero [?️] pic.twitter.com/dp4ParbDP0
— Managing Barça (@ManagingBarca) May 19, 2023

