Skualifikimi nga Conference League për AZ Alkmaar solli zemërim te tifozët holandezë, duke e kthyer këtë zemërim në një dhunë të ashpër mbi tifozët e West Ham në tribunë.
Goli i Fronals në minutën e 94-të për West Ham bëri që huliganët e AZ Alkmaar të sulmojnë një grup tifozësh të klubit anglez dhe familjarë të lojtarëve të ulur në tribunë.
Disa lojtarë të West Ham, duke përfshirë drejtorin sportiv Mark Noble, nxituan për të ndihmuar tifozët dhe familjarët e tyre nga ultrasit e veshur me të zeza dhe me kapuç. Lojtarët si Lucas Paqueta, Aaron Cresswell, Flynn Downes, Michail Antonio, Declan Rice dhe Jarrod Bowen u panë të vërsulen në drejtim të tifozëve holandezë duke i goditur dhe larguar nga tifozët e tyre.
Situata u përshkallëzua shumë, ndërsa sigurimi i stadiumit mundohej të qetësonte situatën, por ishte tepër e vështirë./h.ll/abcnews.al
West Ham players clashing with AZ stewards because their families were being harassed by AZ fans in the stands! ???????? pic.twitter.com/7nUFp0lLWX
— Football Fights (@footbalIfights) May 18, 2023
Paqueta, Downes and Benny scrapping pic.twitter.com/F9QQzYiSDB
— COYIrons (@COYIronscom) May 18, 2023
This is what the family section had to experience tonight. Scumbags. pic.twitter.com/xr0fVXNGYH
— COYIrons (@COYIronscom) May 18, 2023