Që prej fillimit të agresioneve ruse në Ukrainë, sportistët rusë e kanë të ndaluar të marrin pjesë në evenimentet e rëndësishme sportive në Evropë, qofshin ato në sportin e futbollit, basketbollit dhe të çdo lloj disipline që militohet në “kontinentin e vjetër”.
Mirëpo, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach i pyetur gjatë një takimi të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, nga gazetarët për pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorë, tha se shpreson që atletët nga të gjitha vendet të jenë në gjendje të konkurrojnë në garat kualifikuese për edicionin e radhës të Lojërave Olimpike.
Thomas Bach shpreson se atletët nga të gjitha vendet do të jenë në gjendje të konkurrojnë në Lojërat Olimpike.
Kështu deklaroi kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ( IOC ) për gazetarët në Sofje, duke iu përgjigjur një pyetjeje për pjesëmarrjen e rusëve dhe bjellorusëve në garat kualifikuese. Lojërat e ardhshme do të zhvillohen në vitin 2024 në Paris.
“Rekomandimi i IOC është që sportistët nga të gjitha vendet të lejohen të marrin pjesë në garat kualifikuese që tashmë janë duke u zhvilluar. Shpresoj që shumë federata do t’i pranojnë rekomandimet tona.
Jam i lumtur që në këtë drejtim mora mbështetje nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Ai, si ne, dëshiron që sportistët e të 206 Komiteteve Kombëtare, anëtarë të IOC-së të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.
Ne po bëjmë çdo përpjekje për të bashkuar atletët nga e gjithë bota në mënyrë që ata të marrin pjesë në garat ndërkombëtare pa kufizime”,- tha në fjalën e tij, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ndërkaq, kujtjomë se edicioni i radhës i Lojërave Olimpike do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Paris të Francës. /i.m /abcnews.al

