Vrasjet mes adoleshentëve/ Policia prezente në shkolla, por nuk parandalon dot konfliket

schedule15:51 - 18 Maj, 2023

schedule 15:51 - 18 Maj, 2023

Që në orën 8 të mëngjesit e deri në përfundim të mësimit, efektivët kryejnë kontrolle dhe patrullime, kryesisht në gjimnaze, për të parandaluar konfliktet e mundshme mes adoleshentëve që ato të mos përshkallëzohen.

Por ky shërbim që ofron policia e shtetit nuk siguron dot rendin pranë shkollave të vendit.

Rastet e fundit si ai në Gramsh por dhe ai në Kamzë treguan se të rinjtë lëvizin me armë të ftohta me vete. Dhe shpesh kur ata konflikohen ndodhin tragjedi.

Shpesh konfliktet mes të rinjve nisin në shkollë ose në rrejete sociale aty ky policia nuk hyn dot, dhe puna e tyre duke qëndruar jashtë shkollës shkon dëm.

Për më tëpër policia mund të ndërhyjë brenda godinës vetëm pas kërkesës së drejtorisë së shkollës që ndoshta e mëson e fundit sherrin mes adoleshentëve.

Rastet e fundit që kanë tronditur të gjithë shoqërinë dhe kanë krijuar debat se diçka duhet të ndryshojë në mnyrë që prindërit të rinë të qetë të paktën kur fëmijët i dërgojnë në shkollë.

Konfliktet kanë ndodhur më së shumti jashtë rrethimit të shkollës aty ku nuk ka pasur punonjës policie.

Adoleshentët futen me thika, sende të forta e përforcues grushti nëpër shkolla, dhe këtë gjë e kanë vërtetuar më së miri ngjarjet e fundit, që të rinjtë konfliktet i nisin nga rrjetet sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!