VIDEO/ Momenti epik kur violinistit i shpërbëhet harku me vlerë 32 mijë euro gjatë koncertit ‘LIVE’

schedule14:25 - 18 Maj, 2023

schedule 14:25 - 18 Maj, 2023

Stefan Tzakiou po performonte me Orkestrën Simfonike të Bournemouth kur ‘kasaforta’ e tij prej druri, me vlerë 32,000 €, u shpërbë.

Teksa koncerti po transmetohej live, kamera ka kapur momentin kur Voirin shfaqet me flokët e shtrirë.

Edhe pse ata që e rrethonin dukeshin të tronditur nga ngjarja e papritur, ai vetë, në dukje i patrazuar, thjesht hodhi harkun e thyer, rrëmbeu një tjetër dhe vazhdoi performancën e tij.

“Në fillim nuk e kuptova saktësisht se çfarë ndodhi sepse është diçka që nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, thotë ai.

Harku është bërë në Paris nga Franccois-Nicolas Voirand në shekullin e 19-të dhe violinisti 38-vjeçar, i cili kishte udhëtuar nga Nju Jorku për koncertin e violinës në Dorset, e ka pasur atë si një shoqërues të vlefshëm të mijëra koncerteve për njëzet vjet.

I pyetur se si është të luash me një hark ndryshe, violinisti u përgjigj se “është si të veshësh papritur këpucët e dikujt tjetër për të vrapuar. Ato janë ende këpucë, por nuk të rrinë ashtu siç je mësuar dhe ndihen të huaja”.

Edhe pse në sytë e një personi të papërvojë ky hark i veçantë mund të duket si gjithë të tjerët, Tzakiu këmbëngul se “ndjenja e tij është ndryshe”.

Një hark i rrallë Voirin mund të kalojë 45,000 euro në vlerë. Në fakt, në vitin 2019 një Voirin u hodh në ankand me çmimin marramendës prej 90,000 euro.

Çmimi i harkut varet nga cilësia e drurit, por edhe nga qimet e kalit që përdor mjeshtri i firmës prodhuese./abcnews.al