Moldavia nuk po furnizohet më me gaz natyror ose energji elektrike nga Rusia, sipas një deklaratë të kryeministrit të vendit. Vendi, i cili është fqinj me Ukrainën, ka vazhduar të përdorë furnizime nga Moska që nga fillimi i luftës.
“Nëse në fillim të luftës 100% e energjisë së konsumuar në Moldavi e kishte origjinën nga Rusia, sot Moldavia mund të ekzistojë pa gaz natyror ose energji elektrike nga Rusia,” tha Dorin Recean në një konferencë të sigurisë në Bukuresht.
“Moldavia nuk po konsumon më gaz rus, ajo është e integruar në rrjetin energjetik europian si teknikisht ashtu edhe komercialisht.”
Rusia ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për disa vende gjatë vitit të kaluar si hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.
/abcnews.al