Kriza politike në Itali, Lëvizja 5 yje voton online për marrëveshjen me PD

schedule14:30 - 3 Shtator, 2019

schedule 14:30 - 3 Shtator, 2019

“Të gjithë 20 pikat që Lëvizja me Pesë Yje i ka prezantuar kryeministrit në detyrë Konte janë publikuar në marrëveshjen e arritur me partinë demokratike”. Në të këtë mënyrë liderii lëvizjes me pesë yje në Itali, Luixhi Di Maio, fton me një postim në Facebook të gjithë militantët e lëvizjes që ta votojnë atë on line duke shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë. Ndër pikat më të rëndësishme janë ulja e taksave, rritja e pagës minimale, ndihmat për familjet në nevojë etj.

Ndërkohë është anuluar takimi i parashikuar në kryeministri mes Xhuzepe Kontes dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Në radhët e lëvizjes me Pesë Yje ka dhe nga ata që kanë votuar kundër marrëveshjes në fjalë, të cilët kanë publikuar dhe në profile në Facebook mendimin e tyre për programin e përbashkët qeverisës.

Sipas mediave italiane benda dy orëve  të para të votimit, shprehën mendimin e tyre rreth 30 mijë anëtarë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!