Real Madrid pësoi një disfatë dërrmuese në Mançester sot 4-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kështu, Madridi përsëriti humbjen më të madhe në historinë e Champions League 14 vjet më vonë. Në vitin 2009, Real Madrid humbi në ndeshjen e dytë në fazën 1/8 të finales së turneut nga Liverpool 4-0.
Kujtojmë se tashmë në finalen e Kupës më prestigjioze të Europës, Manchester City do të takohet me Interin. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll. /G.D abcnews.al/