Në rrjetet sociale fansat po diskutojnë për momentin e ndodhur gjatë paradës së kampionatit të Barcelonës.
Mesfushori i skuadrës Gavi kapi në dorë bluzën e hedhur. Doli të ishte një fanellë e Real Madridit. Kur lojtari vuri re këtë, ai hodhi bluzën e tij poshtë në rrugë.
Kujtojmë se Barcelona u bë kampione e Spanjës për herë të parë që nga viti 2019. Skuadra e Xavi-t siguroi titullin të dielën mbrëma, kur mposhti Espanyol 2-4 në transfertë.
Ndeshjen e radhës Barcelona do ta luajë të shtunën më 20 maj kundër Real Sociedad në shtëpi. /G.D abcnews.al/