Xavi, trajneri i Barcelonës, beson se firma me Joshua Kimmich do të ishte një përforcim vërtet fantastik për të forcuar mesfsuhën për sezonin e ardhshëm dhe vite më parë ai deklaroi admirimin e tij të madh për gjemanin gjatë një vizite në një seancë stërvitore parasezonale të Bayern Munich në vitin 2019.
“Unë fola me Pep Guardiola dhe ai më tha se kishte një lojtar që mund të luajë saktësisht në çdo pozicion të fushë. E pyeta se kush ishte dhe Pep më tregoi për Kimmich për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë më parë.”
Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi i ka dërguar një mesazh mesfushorit gjerman duke i shprehur dëshirën për ta sjellë te Barcelona.
Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe katalanasit duan që Kimmich të jetë zëvendësuesi i tij.
“Që kur të pashë të luaje, e dija se mund të bëheshe një lojtari i madh dhe tani je. Ti mund të luash vërtet në çdo pozicion. Do të ishe një lojtar i përkryer për Barcelonën, siç do të ishte Lahm, dhe ti mund të arrish shumë gjëra këtu”, pretendohet të jenë fjalët e Xavit për Kimmich./h.ll/abcnews.al