“Udhëheqësit gjermane kanë gjene naziste”, Lavrov i ashpër me Perëndimin: Macron i paaftë për të kundërshtuar SHBA-në

schedule11:02 - 17 Maj, 2023

schedule 11:02 - 17 Maj, 2023

Kryediplomati de facto i Rusisë, Sergei Lavrov, po bëhet gjithnjë e më pak diplomatik, duke thënë të mërkurën se udhëheqësit gjermane kanë trashëguar gjenet naziste, se presidenti francez është në shërbim të Uashingtonit dhe se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur SHBA të braktisë aleatët e tyre.

Kriza në Ukrainë mund të përfundojë me braktisjen e aleatëve të SHBA-së, siç ka ndodhur në Egjipt apo Afganistan, tha ministri i jashtëm rus në një intervistë për kanalin televiziv Tsargrad.

Kreu i diplomacisë ruse kujtoi se Shtetet e Bashkuara “braktisën presidentin e atëhershëm egjiptian Hosni Mubarak”, “braktisën udhëheqjen afgane, në të cilën ata u mbështetën gjatë pushtimit 20-vjeçar të këtij vendi,” theksoi Lavrov, duke e cilësuar ndërhyrjen perëndimore në Afganistan si një “pushtim”.

Ai nuk përjashtoi që kriza në Ukrainë mund të përfundojë në mënyrë të ngjashme.

“Analistët politikë shkruajnë shumë për këtë. Ata parashikojnë se e gjithë kjo do të vazhdojë për aq kohë sa amerikanët kanë nevojë për të.

Këta njerëz do të jenë në pushtet për aq kohë sa u duhen”, tha ministri i Jashtëm rus, duke iu referuar sigurisht presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lavrov e përshkroi presidentin francez Emmanuel Macron si të paaftë për të reaguar ndaj presionit amerikan.

“Macron, padyshim, ndihet i pafuqishëm kur flet për autonominë strategjike të Bashkimit Europian për disa vite. Ai ndihet si një vasal i Shteteve të Bashkuara. Ai nuk mund ta bëjë këtë”, tha ai.

Megjithatë, ajo që ministri rus u acarua më shumë ishte kur iu referua qeverisë gjermane, me rastin e vizitës së fundit të Zelenskyt në Berlin.

“Duke parë veprimet e fëmijëve të ushtrisë gjermane dhe të njerëzve që tani udhëheqin Gjermaninë, megjithëse unë e mbështes plotësisht parimin se fëmijët nuk janë përgjegjës për prindërit dhe gjyshërit e tyre, është e qartë se udhëheqja aktuale gjermane ka trashëguar në në një masë të madhe gjenet naziste”, tha ai.

Sipas ministrit, udhëheqja e Gjermanisë, duke deklaruar se Ukraina po derdh gjak për vlerat europiane, “është e lidhur me regjimin neo-nazist”, siç e karakterizon Moska qeverinë e zgjedhur në Kiev.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!