PSD dominon Shkodrën, fiton shumicën e këshilltarëve në 5 bashkitë e qarkut

schedule10:30 - 17 Maj, 2023

schedule 10:30 - 17 Maj, 2023

Ka perfunduar ne 4 nga 5 bashkitë e qarkut Shkodër numërimi i votave ku tashmë kemi një pasqyrë të dominimit të së majtës në të gjitha këshillat bashkiak të qarkut Shkodër. Kështu PSD-ja e Tom Doshit del forca më e përfaqësuar me këshilltar në nivel qarku. Nga 143 mandate në të 5 këshillat bashkiak të bashkive të qarkut Shkodër PSD-ja mori 37, ndërsa PS-ja 36, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të 5 bashkitë ka marrë 25 këshilltar, ndërsa Partia Demokratike 12, ku në total këto katër forca politike në nivel qarku kanë arritur të marrin 110 këshilltar ndërsa 33 mandatet e këshilltarëve të mbetur do përfaqësohen nga partitë e vogla.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i cili ka 51 këshilltar Partia Socialiste ka marrë 18 këshilltar, koalicioni “Bashkë fitojmë” 13, Partia Social Demokrate 12, Partia Demokratike 1, Partia Aleanca e Djathë 1, Fryma e Re Demokratike 1 dhe Partia Lëvizja e Legalitetit 1.

Në Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës nga 31 këshilltar edhe në këtë e majta e ka dominancen e plotë, ndërsa PSD-ja është forcë e parë me 10 këshillat, e ndjekur nga PS-ja me 7 dhe koalicioni Bashkë fitojmë po me 7 këshilltar, ndërsa PD-ja ka marrë vetëm 3, PDS-ja e Paskal Milos ka 2 mandate, Agrarja e Agron Dukës 1 dhe PR 1.

Në Pukë edhe në këtë këshill PSD-ja është forcë e parë me 4 mandate këshilltarësh, PS-ja me 2 mandate, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1, PD 1, Aleanca Arbnore Kombëtare 2 këshilltar, po ashtu me nga një këshilltar në këtë këshill do jenë edhe Balli Kombëtar, Fronti i Majtë, PDS-ja dhe Aleanca Demokratike. Këshilli Bashkiak i Pukës ka 15 këshilltar.

Në Fushë Arrëz PSD-ja ka 3 këshilltar, po ashtu me 3 këshilltar dhe me një diferëncë të vogël votash është Partia Agrare Ambientaliste, PS 2 këshilltar, Partia Kristian Demokrate me 2, me nga një këshilltar në këtë këshill do përfaqësone ” Bashkë Fitojmë”, PD, ALD, FRD dhe PDIU.

Në Malësi të Madhe ku ende vijon numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, PSD ka numërin më të madh të këshilltarëve duke marrë 8 nga 31 që ka këshilli. Partia Socialialiste ka 7, Bashkë Fitojmë 3, PAA 3, PD 2, LZHK 2, Aleanca arbnore kombëtare 2, Partia Kristian Demokrate 1, Partia Aleanca Demokristiane 1 dhe Ardhmëria Shqiptare 1.
Kështu në të gjitha këshillat bashkiak të 5 bashkive të qarkut Shkodër shumica e këshillave do jenë të majtë. Edhe në dy bashki ku kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk e kanë shumicen e këshillit./abcnews.al