Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se është obligim i Kosovës që të hartojë draftin e Asociacionit. Versioni më i mirë, siç tha ai, mund të përgatitet nga Kosova dhe në kohë sa më të shpejtë.
Për këtë ai u deklarua pas takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, ku theksoi se ky është obligim që të shihet se cilat janë idetë për këtë proces.
“Kjo është një përgjigje e lehtë, mendoj se drafti më i mirë mund të përgatitet nga Kosova për Kosovën, dhe vizioni nuk është draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova, shumë shpejt, për të parë se çfarë idesh konkrete kanë për Asociacionin, dhe ky mendoj se është obligim i Kosovës, që ta çojë procesin përpara”, deklaroi diplomati gjerman.