Kremlini ka reaguar pas publikimit të një video nga CIA, e cila u bënte thirrje rusëve të kontaktonin Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, duke treguar të gjitha informacionet në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kremlini tha se shërbimet e tij speciale po monitoronin aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës perëndimore. Videoja e shkurtër në gjuhën ruse, e titulluar “Pse kontaktova me CIA-n: Vendimi im”, u shfaq në kanalin zyrtar të CIA-s në YouTube.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk i kushtoi vëmendje videos, por shtoi: “Jam i bindur se shërbimet tona speciale po monitorojnë këtë zonë në mënyrën e duhur”.
“Ne të gjithë e dimë mirë se CIA dhe agjencitë e tjera të inteligjencës perëndimore nuk i kanë kufizuar aktivitetet e tyre në tokën e vendit tonë”, tha ai.
Videoja, e cila duket se përpiqet të bindë rusët që t’i japin informacione për Rusinë është postuar në Telegram, YouTube dhe Tëitter nga CIA , duke synuar ata që janë të pakënaqur me politikën e Vladimir Putin.
Videoja e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA- së shfaq një nëpunës civil rus dhe gruan e tij me një fëmijë, të cilët padyshim po kalojnë një kohë të vështirë dhe pyesin nëse po arrijnë të përmbushin nevojat e tyre.
Ajo thotë se rusët mund të veprojnë për t’i përmirësuar gjërat duke i dhënë informacion CIA-s -dhe në të njëjtën kohë të mbeten sërish patriotë.
/abcnews.al