Ndonëse e vdekur, kandidatja shpallet fituese në zgjedhjet lokale në Indi

schedule14:28 - 16 Maj, 2023

schedule 14:28 - 16 Maj, 2023

Një grua indiane fitoi zgjedhjet lokale gati dy javë pas vdekjes së saj, pasi ajo u zgjodh nga mbështetësit që ishin të gatshëm të përmbushin premtimin e tyre dhe ta mbështesin atë në shenjë respekti.

Ashiya B fitoi gati 44 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura në fillim të këtij muaji dhe u shpall fituese pas vdekjes.

Kandidatja 30-vjeçare, e cila garonte për herë të parë në zgjedhje, vdiq nga një sëmundje vetëm 12 ditë para zgjedhjeve.

Bashkëshorti i saj Mudazim Kerisi informoi autoritetet zgjedhore, por zyrtari i qarkut Bhagwan Saran i tha AFP se nuk ishte vendosur asnjë procedurë për të tërhequr emrin e saj nga fleta e votimit.

Ashiya Bee ishte shumë e njohur dhe shumë nga zgjedhësit e saj vendosën të votojnë për të pavarësisht vdekjes së saj për të treguar respektin dhe admirimin e tyre./abcnews.al