Real Madrid dëshiron ta mbyllë sezonin duke ngritur një tjetër trofe të Champions League, por tashmë po shikon nga e ardhmja.
Rinovimet e shumë lojtarëve të cilëve u përfundon kontrata do të kenë një rol të rëndësishëm në programin e klubit spanjoll.
Luka Modric, Toni Kroos dhe Marco Asensio duken pranë një marrëveshjeje, ndërsa situata e Dani Ceballos është ndryshe. Siç raporton “MARCA”, klubi i paraqiti atij një ofertë fillestare rinovimi tre javë më parë, e cila nuk e bindi as lojtarin dhe as agjentët.
Thuhet se Ceballos ka një ofertë të rëndësishme nga Italia, ndërsa Betis dhe Atletico Madrid e ndjekin gjithashtu nga afër./h.ll/abcnews.al