Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U rrezikohej jeta në det, shpëtohen katër të rinj

schedule15:53 - 2 Shtator, 2019

schedule 15:53 - 2 Shtator, 2019

Policia Kufitare u vjen në ndihmë 4 të rinjve nga Vlora, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues

Katër të rinj rrezikuan jetën në det pasi mjeti lundrues që po udhëtonin pësoi defekt në motor. Fatmirësisht policia kufitare u erdhi në ndihmë dhe tashmë janë jashtë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të rinjtë, identitetet e të cilëve nuk bëhet publik, kishin dalë në Karaburun, me një gomone me qëllim për ta testuar nga ana mekanike. Mirëpo gjatë udhëtimit, mjeti lundrues pësoi defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Dy prej tyre mundën të dalin me not në breg të gadishullit dhe kanë kërkuar ndihmë për dy shokët e tjerë, që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Gjiri i Varkave”, kanë gjetur mjetin lundrues tip gomone, së bashku me shtetasit, R.M. dhe E.A, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Më pas u kontaktuan edhe me dy shtetasit e tjerë K.M dhe A.M, të cilët telefonuan për ndihmën e shokëve. Të rinjtë u transportuan me mjetin lundrues të Policisë për në Triport, së bashku me mjetin e tyre lundrues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!