PS fiton bindshëm Bashkinë Vlorë

schedule23:21 - 15 Maj, 2023

schedule 23:21 - 15 Maj, 2023

VLORË- Partia Socialiste fiton bashkinë e Vlorës më një rezulat të thellë. Kandidati Ermal Dredha ka fituar bindshëm kundrejt rivalit të “Bashkë Fitojmë” Hysni Sharra.

Ai ka siguruar mbi 70% të votave për bashkinë e qytetit bregdetar. Sipas KQZ, Dredha ka marrë 28 259 vota, kurse Sharra 11797.

Partia Socialiste dha një leksion të fortë përballë rivalëve të “Bashkë Fitojmë” duke ngjyrosur mavi pjesën dërrmuese të Bashkive të vendit.

Ajo që ranë sy në këto zgjedhje është thyerja e bastioneve të Partisë Demokratike sii Shkodra, Kukësi, Kamza apo edhe Tropoja, bashki të cilat tashmë do të drejtohen nga socialistët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!