Përfundon numërimi në bashkitë në Durrës, Partia Socialiste fiton bindshëm

schedule19:32 - 15 Maj, 2023

schedule 19:32 - 15 Maj, 2023

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në tre bashkitë në qarkun Durrës, ku fituese ka rezultuar Partia Socialiste.

Emiriana Sako do të drejtojë Bashkinë e Durrësit edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi arriti të marrë rreth 10 mijë vota se rivali i tij i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Bashkia Durrës

Emirana Sako, 48437 vota

Igli Cara, 38711 vota

Diferenca, 9726 vota

Të pavlefshme, 2465 vota

Në Shijak, fitues u shpall Elton Arbana i Partisë Socialiste, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tushe.

Bashkia Shijak

Elton Arbana, 19419 vota

Rezart Tushe, 10116 vota

Diferenca, 9303 vota

Të pavlefshme, 904 vota

Bashkinë e Krujës e fitoi sërish Artur Bushi, i cili siguroi 9130 vota, kundrejt kandidatit të k0alicioni “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka i cili mori 4,765 vota.

Bashkia Krujë

Artur Bushi, 9130 vota

Agron Loka, 4765 vota

Diferenca, 4365 vota

Të pavlefshme, 403 vota

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!