Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KosovaPress se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.
“Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e më pas e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera.
Së fundmi ne Botëror u rendit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka./ h.ll/abcnews.al