Përveçse fitores së Bashkisë së Elbasanit me Gledian Llatjan, kundër kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, Partia Socialiste kryeson bindshëm edhe në rezultatin për Këshillin Bashkiak të qytetit.
Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste ka marrë 31,943 vota që përkthehet në 17 mandate në Këshillin Bashkiak.
Më pas renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 14,545 vota, ose 12 mandate.
Me 8,354 vota, Partia Demokratike siguron 7 mandate, ndërsa nga 1 mandat kanë siguruar Partia Socialdemokrate, Paria Demokracia Sociale, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia e Gjelbër./abcnews.al