E BUJSHME/ Nëse nuk mundin Interin dhe nuk kapin Champions Pioli dhe Maldini pritet të shkarkohen

schedule12:27 - 15 Maj, 2023

schedule 12:27 - 15 Maj, 2023

Te Milani mund të ketë ndryshime në rast të mungesës në Champions League.

Sipas La Gazzetta dello Sport, katër ose pesë ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Stefano Piolit dhe Paolo Maldinit në Milano. Ata mund të shkarkohen nëse klubi eliminohet nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe nuk futet në top 4 në fund të sezonit në Serie A.

Në fund të qershorit 2022 u vazhduan kontratat me Maldinin dhe Piolin, duke iu besuar atyre ndërtimin e skuadrës. Megjithatë, kompania e investimeve RedBird, e cila zotëron AC Milan, është e zhgënjyer që asnjë nga lojtarët që iu bashkuan skuadrës verën e kaluar nuk ka pasur sukses.

Ata kanë ndjenjën se skuadra bëri një hap prapa dhe kjo çoi në humbjen e parave që RedBird investoi në klub. Pronarët besojnë se Pioli nuk përfiton maksimumin nga lojtarët.

Milani ka 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Në Serinë A, skuadra ndodhet në vendin e 5-të, me 4 pikë prapa Lazios në vendin e katërt. Kuqezinjtë do të luajnë nesër, më 16 maj, ndeshjen e radhës kundër Interit në gjysmëfinlen e kthimit të Ligës së Kampionëve. /G.D abcnews.al/

Burimi: La Gazzetta dello Sport