Barcelona mori La Ligën, Man City 3 pikë larg titullit

schedule09:41 - 15 Maj, 2023

schedule 09:41 - 15 Maj, 2023

Barcelona u bë kampione e Spanjës për herë të parë pas 4 vitesh, duke mposhtur Espanyolin (4:2). Xavi mori trofeun e tij të dytë te Barça dhe fitoi La Ligën për herë të parë si trajner.

Kjo është fitorja e 27 e katalanasve në La Liga, Real Madrid ka 35 tituj. Pas ndeshjes, tifozët e Espanyolit hynë në fushë gjatë festës dhe sulmuan rojet, në mënyrë që lojtarët e Blaugranas të vrapojnë drejt dhomës së zhveshjes.

Në Premierligë, Arsenali u mposht (0:3) nga Brighton dhe është 4 pikë pas Man City ndërsa kanë mbetur dhe 3 ndeshje nga fundi. City tani duhet të shënojë 3 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e ligës.

Ndërkohë, Erling Haaland shënoi golin e 36-të në Premier League. /G.D abcnews.al/