Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka dërguar tashmë agjentit dhe babait të Lionel Messit një propozim për bashkëpunim. Jorge Messi ka marrë kontratë deri në vitin 2025, siç raporton gazetari Nicolo Schira në rrjetet sociale.
Lionel ka shumë gjasa që në fund të sezonit të bëhet lojtar i lirë, pasi lojtari nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG-në. Argjentinasit nuk i pëlqen projekti i klubit parizian, si dhe fakti që shpesh herë shahet nga tifozët.
Barcelona do të shesë disa lojtarë gjatë verës për të liruar listën e pagave për kthimin e Messit. Kujtojmë se Lionel u largua nga skuadra në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë. /G.D abcnews.al/