HIMARË- Në Bashkinë e Himarës kanë nisur të votohen kutitë e para, disa orë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimeve. Nga katër kuti, 3 në Vranisht dhe 1 Qeparo, rezultati është 111 për Jorgo Goro dhe 43 Fredi Beleri.
Kjo bashki mori vëmendjen të shtuar pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua pak ditë para zgjedhjeve pasi dyshohet për shit-blerje votash.
Por, teksa Beleri ndodhet në burg, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule po ndjek nga afër procesin, ndërsa është filmuar bashkë me kandidatin e Partisë Socialiste Jorgo Goro.
Deri tani procesi raportohet i qetë . Jorgo Goro synon të marrë mandatin e katërt në këtë bashki./n.m. abcnews.al