Janë hapur kutitë e para në Bashkinë e Belshit. Deri më tani janë numëruar 3 qendra votimi nga 40 që janë në total.
Deri më tani kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi, i cili ka marrë 315 vota ose 57.27%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Arif Tafani ka marrë 235 vota, ose 47.73%.
Kujtojmë që Belshi është një nga bashkitë që ka pësuar një transformim të madhe në infrastrukturë dhe ekonomi nën drejtimin e Arif Tafani.r.t/abcnews.al