ABC News ka siguruar pamjet ku shihet qartë se si po transportohen pajisjet elektronike nga KQZ. Në video, vihet re se pajisjet vendosen brenda një kamioni pa treguar asnjë lloj kujdesi.
Ajo që është më shqetësuese është fakti që ky tender për pajisjet elektronike ka kushtuar 23 milionë euro. Analisti Edvin Kulluri e cilësoi këtë veprim si një papërgjegjshëri totale.
“Të tallesh me 23 milionë euro. Është një papërgjegjshmëri totale“, thotë ai. “Në momentin që sistemi s’ka funksionuar dhe janë paguar paratë është çështje penale”, shtoi ai.
“Një arsenal pajisjesh që në të gjitha llojet e kushteve dhe transportit, e kërkojnë që të administrohen me kujdes që të mos marrin goditje është një skenë e shëmtuar”, shtoi Skënder Minxhozi.
/abcnews.al