Bllokohet në ashensor, Papa vonohet ne meshë (Video)

schedule16:37 - 1 Shtator, 2019

schedule 16:37 - 1 Shtator, 2019

Papa Françesku u ka kërkuar falje këtë të dielë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, për paraqitjen e tij me vonesë për meshën e përjavshme. Ati i shenjtë, 82 vjeç, deklaroi se kishte mbetur i bllokuar në ashensor për 25 minuta për shkak të një defekti elektrik, derisa u shpëtua nga zjarrfikësit.

“Më duhet t’ju kërkoj falje që erdha vonë”, deklaroi duke buzëqeshur Papa, teksa bëhej gati të lexonte Ungjillin.

Më pas ai u kërkoi të pranishëmve një raund duartrokitjesh për zjarrfikësit që i erdhën në ndihmë. Gjatë fjalës së tij përpara turmës, Papa tha se një rënie e voltazhit kishte shkaktuar ndalimin e ashensorit.

“Falë Zotit erdhën zjarrfikësit dhe pas 25 minutash përpjekje arritën ta vinin sërish në punë”, sqaroi Papa, i cili i falenderoi përzemërsisht shpëtimtarët e tij.

Rrjetet televizive italiane që transmetojnë direkt lutjen e së dielës kishin shprehur shqetësimin se mos vonesa e paprecedentë kishte ndodhur si pasojë e problemeve shëndetësore të Atit të Shenjtë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!