Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili po kandidon për një mandat të dytë, ka votuar.
Menjëherë pas procesit, ai ka deklaruuar se sot është një ditë kur shkodranët duhet t’i kthejnë Shkodrës edhe një herë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme.
Sakaq, lidhur me problematikat e votimit, Spahia ka thënë se ishte thjesht një vonesë në nisje, por që tani është rikuperuar.
“Është një ditë ku qytetarët tanë nëpërmjet votës, t’i kthejnë edhe një herë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit dhe korrupsionit. I ftoj që masivisht të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën tonë qytetare, detyrimin tonë qytetar nëpërmjet votës së tyre.
Kemi pasur një vonesë në fillimin e proceduarave në fillimin e votimit, por shpresoj që prezenca e qytetarëve të shtohet sa më shumë”, tha ai./abcnews.al