Ekselentët shqiptarë do përfaqësojnë Tiranën në Olimpiadën e më të mirëve në Moskë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me nxënësit ekselentë nga 4 gjimnaze të Tiranës tha se Bashkia do t’i mbështesë ata financiarisht.
Një grup nxënësish ekselentë nga 4 gjimnaze publike në Tirane do të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën e IV të Metropoleve, javën e ardhshme në Moskë.
Ata do të garojnë me bashkëmoshatarë te tyre nga kryeqytete te një sërë vendesh europiane ne informatike, matematike, fizike dhe kimi.
Para nisjes për në Moskë ata u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj
“Është shumë e rëndësishme të tregojmë se për djem e vajza të tillë, që kanë dalë me dhjeta, që kanë studiuar më tepër se sa shumica, Bashkia e Tiranës do të ketë gjithmonë një mundësi për të financuar, siç po bëjmë në këtë rast me udhëtimin, e më pas me një bursë, siç kemi bërë me shkollat 9-vjeçare. E di që është e pamundur që të paguajmë për të gjithë, por ama për më të mirët, për ata që dalin me dhjeta, për ata që sjellin çmime e fitojnë në olimpiada, gjithmonë do gjendet një mënyrë që Bashkia e Tiranës të jetë një mbështetje”.
Olimpiada do të zhvillohet në 3 dhe 4 shtator, ndërsa konkurimi do jetë i ndarë në fusha të ndryshme. ABC News Albania 24/7