Zgjedhjet në Turqi/ Të mbijetuarit nga tërmeti kthehen në qytetet e tyre për të votuar

schedule10:20 - 14 Maj, 2023

schedule 10:20 - 14 Maj, 2023

Të mbijetuarit nga tërmeti që goditi Turqinë më 6 shkurt janë kthyer në qytetet e tyre për të votuar në qendrat e votimit të improvizuara. Autoritetet turke në provincat jugore të vendit të goditura nga tërmeti kanë ngritur qendra votimi të improvizuara për të lehtësuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Shumë njerëz që kishin lënë qytetet e tyre të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit, u kthyen në provincat jugore të Turqisë për të votuar në zgjedhjet tashmë shumë të kontestuara.

Të mbijetuarit e tërmetit në shumë provinca jugore, të cilat tradicionalisht kanë mbështetur presidentin Rexhep Tajip Erdogan, janë  të ndarë përpara votimit.

Ndërsa shumë u zotuan të votonin ende për Erdoganin, të tjerë, të zhgënjyer nga reagimi i qeverisë ndaj tërmeteve, vendosën të mbështesin opozitën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!