Cikloni Moka, më i fuqishmi që ka goditur rajonin në më shumë se një dekadë, pritet të arrijë në brigjet e Mianmarit dhe Bangladeshit sot në mesditë , ku qindra mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
တနင်္ဂနွေနေ့တွင် ဆိုင်ကလုန်းမုန်တိုင်း မိုခါသည် မြန်မာနိုင်ငံရခိုင်ကမ်းရိုးတန်းဒေသသို့ဝင်ရောက်လာမည်ဟု ခန့်မှန်းရပါသည်။ UNDP သည် မိတ်ဘက်အဖွဲ့အစည်းများနှင့် ပူးပေါင်းဆောင်ရွက်ကာ လူထုအဖွဲ့စည်းအတွင်း ဘေးကင်းလုံခြုံမှုရှိရန်အတွက် ကြိုတင်ပြင်ဆင်မှုများကို လုပ်ဆောင်လျှက်ရှိပါသည်။ pic.twitter.com/GXZP94goRm
— UNDP Myanmar (@UNDP_Myanmar) May 13, 2023
Sipas mediave, cikloni parashikohet të godasë rajonin sot. Dallgët mund të arrijnë deri në 3.5 metra të larta nëpër brigje. Mediat thanë se ky ciklon mund të jetë më i forti në Bangladesh në dy dekada.
#CycloneMocha with one of the more impressive microwave satellite presentations that you’ll ever see. We’ll see if those spiral bands try to form a secondary eyewall, but for now the core looks ferocious. pic.twitter.com/jyFtYSyJEt
— Andy Hazelton (@AndyHazelton) May 13, 2023
Është e mundur që cikloni mund të godasë një nga kampet më të mëdha të refugjatëve në botë, Cox’s Bazar, i cili është shtëpia e rreth miliona njerëzve.
Aeroportet e vendosura në rajon janë mbyllur dhe peshkatarët janë këshilluar të mos dalin në det.