Shqipëria voton sot 61 kryetarët bashkiakë. Një garë e fortë paraqitet në qytetin e Durrësit, ku gazetari i ABC News, Arlind Isa ka ndarë disa detaje paraprake këtë mëngjes për “Maratonën Zgjedhore”.
Ai ka rikujtuar se në garë janë dy kandidatë përballë njëri tjetrit, Emirjana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara nga koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Gazetari theksoi se Durrësi është një pikë e rëndësishme për kryeministrin Edi Rama, i cili në zgjedhjet e vitin 2021 kandidoi për deputet në këtë qark dhe në Vlorë, edhe në përfundim zgjodhi Durrësin.
Ndërkohë Sako, erdhi në krye të bashkisë nga zgjedhjet e pjesshme dhe e gjeti Durrësin në një moment delikat pasi ndodhi tërmeti tragjik.
Neë bashkinë e Durresit kane te drejte vote mbi 265 mijë qytetarë, të cilët do te shpërndahen për te votuar në 342 qendra votimi në territorin e bashkisë./abcnews.al