Shqipëria, kampione e turizmit, BB: Rritje me 54 përqind, e treta pas Katarit dhe Arabisë

schedule14:41 - 13 Maj, 2023

schedule 14:41 - 13 Maj, 2023

Turizmi ndërkombëtar është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelet para pandemisë.  Raporti i fundit i “World Tourism Organization” tregon se është dyfishuar numri i turistëve që kanë udhëtuar gjatë tremujorit të parë të 2023 krahasuar më  të njëjtën periudhë të 2022

Referuar të dhënave, udhëtimet ndërkombëtare arritën 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Konkretisht më shumë se 235 njerëz kanë lëvizur nga një shtet në një tjetër.  Evropa arriti 90% të niveleve para pandemisë, e nxitur nga kërkesa e fortë ndër-rajonale.

Ajo që bie në sy është fakti që disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, panë turizmin ndërkombëtar të tejkalojnë nivelet para pandemisë. Disa destinacione raportuan rritje të jashtëzakonshme në mbërritjet TM1 të tremujorshin e  vitit 2023 kundrejt TM1 të vitit të 2019.

Shqipëria ka parë një rritje prej 54 përqind nga periudha para përhapjes së Koronavirusit, pandemisë që goditi sektorin e turizmit në të gjithë botën. Vendin e parë e ka zënë Katari me 98 përqind e ndjekur nga Arabia saudite me 64 për qind.

Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar arritën shifrën prej 1 trilion dollarë në vitin 2022, 50% më shumë krahasuar me vitin 2021. Shpenzimet e vizitorëve ndërkombëtarë arritën në 64% të niveleve para pandemisë.

Evropa gëzoi rezultatet më të mira në vitin 2022 me afro 520 miliardë euro të fituara nga sektori i turizmit./abcnews.al