Serie A/ Milan në transfertën e Spezia pa Leao, “zikaltërit” e Inter presin në “shtëpi” Nedim Bajramin

schedule10:16 - 13 Maj, 2023

schedule 10:16 - 13 Maj, 2023

Pas barazimit shokues të “shqiponjave” të Lazio, mbrëmjen e djeshme me skuadrën e Leçe, në “Stadio Olimpico”, ndeshje, e cila përfundoi me rezultatin 2 me 2, ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera të javës së 35-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Gjithçka do të nisë në orën 15:00, ku në Salerno, vendasit e Salernitana do të presin “Stadio Arechi”, “bergamaskët” e Atalanta, në një sfidë ku gjithçka pritet të jetë e hapur, me Atalanta-n e Gjimshitit që kërkon Evropën, ndërsa Salernitana “vulosjen” e mbijetesës në elitën e futbollit italian.

Vetëm 3 orë më pas, në La Spezia, vendasit do të presin në “Stadio Alberto Piço”, “kuqezinjtë” e Milan, me të dyja ekipet që kanë synimet e tyre në këtë fundsezoni. Spezia kërkon mbijetesën, ndërsa djemtë e Piolit vendin në “top 4”, që mund t’i sigurojë biletën e Champions League, sezonin e ardhshëm. Mirëpo, “kuqezinjtë” pritet të vuajnë ditën e sotme, me “yllin” e tyre, Rafael Leao që do të jetë sërish jashtë fushës së blertë, të paktën sipas raportimeve të deri më tanishme.

Ndërkaq, dita e sotme do të mbyllet me përballjen e orës 20:45, aty ku në “Giuseppe Meazza”, “zikaltërit” e Inter do të presin Sassuolo-n e Nedim Bajramit, në një sfidë ku nuk diskutohet asgjë më pak se fitorja e vendasve, të cilët në rast arritje të 3-pikëshit kanë mundësinë “e artë” për të parakaluar skuadrën e Lazio dhe të ngjitet në vendin e 3-të në renditje. /i.m /abcnews.al