Aktorja e njohur është shtatzënë në moshën 45-vjeçare

schedule15:40 - 12 Maj, 2023

schedule 15:40 - 12 Maj, 2023

Aktorja Claire Danes u bë e famshme që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare me rolin e saj në serialin “My So-Called Life” dhe filmin romantik “Romeo and Zhuliet” në të cilin kishte partner Leonardo DiCaprio.

Dance, roli më i fundit i së cilës ishte në serialin “Homeland”, shkaktoi polemika në vitin 2003 kur filloi një lidhje me aktorin Billy Crudup, me të cilin u afrua në xhirimet e filmit “Stage Beauty”. Për Claire, Billy la yllin Mary Louise Parker, e cila ishte shtatë muajshe shtatzënë në atë kohë, pas një lidhjeje tetë-vjeçare.

‘Ishte një gjë e tmerrshme. Ishte shumë e vështirë. Nuk dija si të mos isha pjesë e asaj situate. U dashurova me Billy-n dhe m’u desh ta hulumtoja dhe isha 24 vjeçe… Nuk e dija se cilat do të ishin pasojat. Por është mirë. Unë i mbijetova asaj”, komentoi një herë Claire Danes për të gjithë situatën.

Claire dhe Billy ishin në një lidhje prej disa vitesh dhe më pas ajo e la atë për aktorin Hugh Dancy, i njohur për serialin ‘Hannibal’. Ajo menjëherë u dashurua pas sharmit të tij dhe ata u martuan në vitin 2009 dhe patën djemtë Cyrus dhe Christopher, dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Lajmin për shtatzëninë e ka ndarë në janar të këtij viti, e më pas ka thënë se kjo ishte një surprizë e madhe edhe për të.

Së fundmi, aktorja është shfaqur në një event dhe ka treguar barkun tashmë të madh shtatzënë me një fustan elegant të zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!