Vijon ndërtimi i rrugës së Arbrit, Rama: Shembulli se PPP-të funksionojnë

schedule12:29 - 31 Gusht, 2019

schedule 12:29 - 31 Gusht, 2019

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për punimet që po vazhdojnë të kryhen për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Ky është shembulli se Partneriteti Publik Privat funksion më së miri” –shkruan kryetari i qeverisë në shënimin e tij në facebook.

Jep informacion por dhe promovon punën e qeverisë që drejton. Një rutinë e kryeministrit që vazhdon pothuajse çdo ditë në afro 6 vitet e fundit. Këtë fundjavë vëmendjen e kërkon për rrugën e Arbërit.

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam”- shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031.

“Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë”.

Filozofia e prokurimit publik privat që tregon kryeministri është se atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit, siç po ndodh edhe në rrugën e Arbërit./ABC News Albania 24/7