TIRANË – Dy ditë para zgjedhjeve vendore, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës.
Meta është parë të ngjisë shkallët e PD, rrëth mes ditës për një takim me aleatin e tij në koalicion në këto zgjedhje.
Takimi pason arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri në Bashkinë e Himarës.
Ndërkohë sot partitë mbyllin fushatën elektorale, për të lënë vend heshtjes zgjedhore, e më pas për t’u drejtuar në kutitë e votimit, të dielën e 14 majit./abcnews.al