Bashkimi Evropian së fundmi ka planifikuar që të instalojë një kabllo interneti nënujore për të përmirësuar lidhshmërinë në Gjeorgji dhe për të reduktuar varësinë nga linjat që kalojnë nëpër Rusi, mes shqetësimit në rritje për dobësitë në infrastrukturën e të dhënave.
Instalimi i një kablloje, një kosto e llogaritur prej 45 milionë ECU. Sipas mediave mësohet se kjo do të jetë një linjë që do të lidhë Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian me Kaukazin nëpërmjet ujërave ndërkombëtare në Detin e Zi.
Projekti synon të reduktojë “varësinë nga lidhja tokësore e fibrave optike që kalojnë nëpër Rusi”, siç theksohet në një dokument të Komisionit Evropian.
BE dhe Gjeorgjia kanë njohur që nga viti 2021 nevojën për të instaluar kabllo nënujore për të përmirësuar komunikimin online, me luftën në Ukrainë që shton urgjencën e një projekti të tillë duke pasur parasysh “lidhjet e paqëndrueshme dhe të pasigurta”, tha një person me njohuri të planit të propozuar.
Ndërkohë stacionet tokësore ku përfundojnë linjat nënujore konsiderohen të prekshme nga përgjimi, hakerat dhe vjedhjet, kështu që këto infrastrukturë mbikqyren nga afër.
Shqetësimet rreth sigurisë së kabllove nëndetës dhe infrastrukturës tjetër detare, si dhe rrezikut të sabotimit të mëtejshëm, u intensifikuan pas shpërthimeve të shumta në tubacionet nënujore Nord Stream shtatorin e kaluar, veprime që shumë media i lidhin me shfaqjen e anijeve ruse në zonë./abcnew.al