Ligjvënësit kryesorë të Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten për ndryshimet në draft rregullat për të frenuar inteligjencën artificiale gjeneruese si ChatGPT.
Në këtë draft zyrtarët evropianë kanë propozuar një ndalim të mbikëqyrjes së fytyrës, duke e çuar BE-në më afër vendosjes së rregullave historike për AI.
Pas marrëveshjes nga dy komisionet e Parlamentit Evropian të ngarkuar me këtë çështje, seanca plenare tani do të votojë mbi draftin muajin e ardhshëm, pas së cilës ligjvënësit do të finalizojnë detajet me vendet e BE-së dhe Komisionin Evropian.
Drafti është propozuar nga ekzekutivi i BE-së dy vjet, Akti i AI synon të vendosë standardin për AI përpara Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që përdorimi në rritje i teknologjisë ka shkaktuar frikë nga humbja e vendeve të punës, dezinformimi dhe shkeljet e të drejtave të autorit.