Duhet pritur ende rikthimi i tij, Armando Broja vazhdon rikuperimin intensiv

schedule10:14 - 11 Maj, 2023

schedule 10:14 - 11 Maj, 2023

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelsea, Armando Broja, pritet të rikthehet nga dëmtimi në korrik, kur Chelsea të luajë ndeshjet para-sezonale në Amerikë.

Armando Broja vazhdon të stërvitet i veçuar dhe në palestër me klubin e Chelsea dhe po përpiqet të rigjejë formën e tij mbresëlënëse. Ai pritet të rikthehet në muajin korrik në fushën e lojës dhe lë të kuptohet që do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Bomberi” 21-vjeçar ka qenë jashtë fushë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ku pësoi një dëmtim gjatë miqësores kundër Aston Villa. Broja kreu një operacion në gju, ndërsa tani ka filluar seancat e rikuperimit.

Broja dëshiron të qëndrojë te Chelsea, por për të realizuar këtë gjë ai duhet të punojë fortë për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe të bindi trajnerin e Chelsea sezonin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al