29 persona u arrestuan në Itali me bashkëpunimin e Interpolit, në kuadër të një operacioni për një rrjet të paligjshëm të trafikut të emigrantëve. Ata janë anëtarë të një organizate kriminale që transportonte emigrantë të të paligjshëm nga Turqia në Itali, duke kaluar edhe nga Greqia.
Përveç transportit të paligjshëm të emigrantëve, organizata pastronte edhe para të pista, sipas prokurorëve. Kalimi bëhej me varkë të vogla dhe çdo emigrant paguante dhjetë mijë euro.
Sipas prokurorëve, të arrestuarit transportuan në këtë mënyrë mijëra emigrantë të paligjshëm drejt Italisë, falë anëtarëve të saj që vepronin në Turqi, Itali dhe Greqi.
Personat që drejtonin varkat ishin kryesisht shtetas rusë.
/abcnews.al