Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Di Maria: Familja ime është shumë komode në Torino

schedule19:12 - 10 Maj, 2023

schedule 19:12 - 10 Maj, 2023

Veterani argjentinas i Juventusit, Angel di Maria ka folur edhe një herë për formën e tij të lojës dhe jetën në Torino. Fjalët e mesfushorit transmetohen në rrjetet e tij sociale nga Fabrizio Romano.

“Unë ndihem shumë rehat këtu, edhe familja ime. Të shohim se çfarë do të ndodhë në situatën me zgjatjen e kontratës, por jam në formë të shkëlqyer”, tha kampioni i botës.

Kontrata e 35-vjeçarit me Juventusin përfundon në fund të sezonit aktual, në total argjentinasi arriti të luajë për klubin bardhezi në 34 ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!