Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore në Serie A, tashmë Jose Mourinho mund të “buzëqeshë” pasi për ndeshjen e parë gjysmë-finale të Europa League ndaj Bayer Leverkusen, për “verdhekuqtë” do të rikthehen në fushën e lojës, Paulo Dybala dhe Georginio Wijnaldum, të cilët i janë bashkuar ditën e sotme shokëve të tyre në stërvitjen ekipore.
“Fantazisti” argjentinas ndjen sërish pak dhimbje në kavilje, mirëpo, Mourinho ka vendosur ta hedhë në fushë që nga minuta e parë përballë “aspirinave”, ndërsa Wijnaldum është rikthyer pas “pushimit” që bërë në ndeshjen e kaluar përballë “zikaltërve”.
Ndërkaq, kujtojmë se ndeshjet e para gjysmë-finale të Europa League do të zhvillohen mbrëmjen e nesërme, me sfidat Roma-Bayer Leverkusen dhe Juventus-Sevilla, që do të startojnë në orën 21:00. /i.m /abcnews.al