Kryeministri grek Micotaqis është takuar në Berlin me kancelaren gjermane Anxhela Merkel. Dy liderët politik kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe per cëshjen e emigracionit të paligjshëm në Bashkimin Europian.
“Gjermania dhe Greqia dëshirojnë të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen në fushat e energjisë dhe të klimës”.
Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Merkel gjatë vizitës së parë në Berlin të kryeministrit grek Micotaqis.
Gjatë takimit u diskutua për çështje ekonomie dhe europiane po dhe për sa i përket emigracionit.
Kancelarja Merkel lavdëroi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas saj janë të mira por mund të përmirësohen dhe më shumë.
Merkel mirëpriti reformat ekonomike të prezantuara nga kryeministri grek, të cilat përfshinin privatizimin por dhe lehtësimin për investime të mundshme të kompanive gjermane në Greqi.
Sipas saj plani i reformave do të bëjë më të lehtë plotësimin e detyrimeve që Athina ka në kuadër të programeve të fondeve.
Të dy mbështetën marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit europian për sa i përket emigracionit me Merkel që u shpreh e kënaqur që qeveria e re greke u zotua për të përmbushur detyrimet.
Sipas saj vetëm në këtë mënyrë refugjatët mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës dhe mund ti jepet fund emigracionit të paligjshëm.
Në fushën e politikave europiane, Micotaqiss dhe Merkel shkëmbyen këndvështrimet e tyre për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian. Sidomos për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim për Serbinë dhe Malin e ZI, si dhe në një të ardhme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7